Defekt ne Vaun e Dejes, veriu ne terr

Nje defekt i rende ka detyruar autoritetet drejtuese te Koorporates Elektroenegjitike Shqiptare te fikin turbinat e hidrocentralit te Vaut te Dejes dhe per pasoje hidrocentrali te ndalojne prodhimin e energjise elektrike.
Kjo ka bere qe rrethet e Shkodres, Pukes, Lezhes dhe Malesise se Madhe te mbeten pa energji elektrike. Defekti eshte konstatuar sot ne mbremje dhe prej nje ore ne kete hidrocentral eshte stopuar prodhimi i energjise.
Kjo situate ka cuar ne nderprerjen e furnizimit me energji per te gjithe pjesen veriperendimore te Shqiperise, qe furnizohet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes, qe ne keto momente eshte e gjitha ne terr.
Mesohet se ekspertet jane duke punuar per riparimin e defektit, por nuk behet e ditur e cfare shkalle eshte ai dhe sa kohe mund te marre riparimi.