E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Bosch: Kujdes me çështjen e pronësisë

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Boch i kërkon prefektit të Vlorës gjatë takimeve zyrtare në këtë qytet, të ketë kujdes me çështjen e pronësisë në Qarkun e Vlorës, ku përfshihet edhe Saranda dhe Himara. 

VLORE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Boch, i kërkon prefektit të Vlorës gjatë takimeve zyrtare në këtë qytet, të ketë kujdes me çështjen e pronësisë në Qarkun e Vlorës, ku përfshihen edhe Saranda dhe Himara. Boch i ka theksuar prefektit Hasan Halili, që të shihet me prioritet çështja e pronësisë në qarkun e Vlorës.
Në fjalën e tij Boch u shpreh se “së fundmi është çështja e Reformës së Pronësisë një çështje mjaft thelbësore. Siç e dini OSBE-ja ka qenë shumë aktive në të kaluarën në lidhje me regjistrimin e pasurisë dhe do të jetë shumë e interesuar në këtë aspekt”.
Më tej shtoi Boch se “kjo është pjesë e projektit të pronësisë që mbulohet nga Ministria e Drejtësisë në të gjithë Qarkun e Vlorës”
Vizita e ambasadorit të OSBE-së Robert Boch, ka vijuar më tej në zyrën e kreut të Bashkisë së Vlorës, ku u bisedua për ndërtimin e një impianti për përpunimin e mbeturinave në qytetin bregdetarë. Një projekt ky, i cili pas diskutimeve pritet të prezantohet. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›