E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, denoncohet per dhune i riu shqiptar

Nje 17 vjecar shqiptar ne provincen e Pontederas, ne Itali, eshte denoncuar sot ne policine lokale per agresion ndaj shokeve te shkolles, ne vecanti ndaj nje 14 vjecari.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave nga hetimet e policise ka rezultuar se i riu shqiptar, bashke me dy bashkekombas, kishte kryer edhe me pare akte dhune.

Sipas policise italiane, 17 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte arritur te vendoste nje regjim terrori mes bashkemoshatareve, qe per nje kohe te gjate nuk paten kurajon per t’u rebeluar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›