E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, replika per projektbuxhetin e 2009-es

Ne Kuvend ka nisur para pak castesh seanca parlamentare e radhes, ne te cilen po diskutohet per projektbuxhetin e vitit 2009.

Deputeti socialist Taulant Balla, ne fjalen e tij e ka cilesuar projektbuxhetin ne fjale si te deshtuar per shkak te nivelit te larte te korrupsionit ne vend, per te cilin ka bere pergjegjes qeverine.

“Shqiptaret pervecse marrin pak para, ne shtet dhe privat, problem tjeter kane edhe faktin se gjysma e parave te tyre humbet ne korrupsion. Ajo rritje qe iu behet rrogave te shqiptareve, iu merret atyre permes korrupsionit ne administrate, policise tatimore dhe rryshfeteve. Gjithashtu, Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote ku nje familje prej 5 personash jeton ne varferi”, ka pohuar Balla.

Me tej deputeti socialist ka permendur edhe raportin e Gallup, qe e rendiste Shqiperine si vendin me te korruptuar ne Ballkan.

Ndersa deputeti demokrat Pal Dajci ka replikuar ndaj socialistit, duke theksuar se korrupsioni i permendur ne raport i referohet aferave te pushtetit vendor, ne vecanti atyre te kryera nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama.

“I vetmi njeri qe nuk duhet te flase per korrupsionin eshte Rama. Raporti per korrupsion qe behet nga nderkombetaret nuk behet vetem per qeverine, por edhe per pushtetin vendor. Rama eshte i pari qe duhet te pranoje se ka ai perqindjen me te madhe te korrupsionit”, ka deklaruar Dajci.

Me tej ai ka vleresuar edhe buxhetin e vitit 2009 te hartuar nga qeveria, duke nenvizuar se ploteson nevojat e shqiptareve.

“Kjo qeveri ka mbledhur me shume para. Me kete projektbuxhet une si deputet permbush premtimet e bera ndaj elektoratit tim. Me kete buxhet eshte luftuar korrupsioni”, ka shtuar Dajci.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›