Feith: Në Kosovë duhen shpërbërë strukturat paralele serbe
BEOGRAD-“Ka lindur nevoja për shpërbërjen e strukturave qeverisëse paralele që janë krijuar në veriun e Kosovës nga popullsia serbe me mbështetjen e Beogradit”, u theksua sot nga Pieter Feith, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë një interviste për radion "Evropa e Lirë" me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, Feith deklaroi se strategjia për veriun e vendit, që është ndërtuar nga vet ai së bashku me qeverinë e Prishtinës, mund të ketë sukses vetëm nëse popullsia lokale do ta pranojë.
Ky plan, sipas Feith, synon integrimin e pjesës veriore në institucionet dhe qeverinë e Kosovës, me eliminimin e strukturave qeverisëse paralele që janë krijuar nga serbët. Megjithatë, përfaqësuesit e komunitetit serb dhe autoritetet e Beogradit janë shprehur kundër këtij plani.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më sot njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga 65 vende në mbarë botën.
(d.b/BalkanWeb)