E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Në qershor u zgjeruan këmbimet tregtare me vendet e BE-së

TIRANË- Tregtia me vendet e BE në muajin qershor arriti 68.2% dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhduan të jenë Italia dhe Greqia.

Sipas INSTAT, tregtia me Italinë arriti në 38.8%, ndërsa me Greqinë vetëm 8%.

Eksportet shqiptare zgjeruan tregjet në qershor me partnerë nga vende të tilla si Greqi, Kroaci, Rusi, Spanjë, Turqi, etj. Rritje të eksporteve pësuan grupet “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 11.1%, “Prodhime druri dhe letre” me 8.7%, “Tekstile dhe këpucë” 6.4%.

Edhe për importet tregtarët shqiptarë vijuan kërkime për tregje të reja për importin e mallrave të ndryshme si në Belgjikë, Britani e Madhe, Greqi, Spanjë, Zvicër, etj. kryesisht importet u rritën në qershor për grup-mallra si  “Materiale ndërtimi dhe metale” me 5%, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” 1.6%.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›