E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti, zhduken të dhënat e gjendjes civile nr8

Me probleme të tilla po hasen këto ditë punonjëset e kësaj minibashkie, të cilat nuk dinë se si t'i sistemojnë të dhënat e banorëve të zonës që ata kanë nën juridiksion. Shkak ka qene një defekti që ka pësuar rrjeti i kompjuterave 

TIRANE-Nëse jeni celebruar gjatë tre muajve të fundit në njësinë bashkiake nr.8 në kryeqytet, mos u habisni po të figuroni ende beqarë, ose dhe që mund t'ju jetë ndërruar gjinia. Me probleme të tilla po hasen këto ditë punonjëset e kësaj minibashkie, të cilat nuk dinë se si t'i sistemojnë të dhënat e banorëve të zonës që ata kanë nën juridiksion. Kjo pasi, për shkak të një defekti që ka pësuar rrjeti i kompjuterave, sistemi kryesor ka fshirë, në mënyrë të pakthyeshme, të gjitha të dhënat e tre muajve të fundit.
Duket se informatizimi i regjistrave të gjendjes civile, në vend që t'ia lehtësojë punën punonjëseve të kësaj njësie, e ka vështirësuar edhe më tej. Shpesh, kërkimi në regjistrat nuk jep rezultatin e kërkuar, sepse disa nga të dhënat e kryera këto 3 muajt e fundit rezultojnë, ndërsa disa të tjera jo. Zgjidhja në këto raste për shumë çifte të reja që kanë kërkuar të marrin një certifikatë, ka qenë një rikryeje e celebrimit, e bërë muaj më parë, në të njëjtën minibashki.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›