Investimet ne shkolla, qeveria dështon me arsimin
Nga grafikët del qartë se paratë që qeveria ka vënë në dispozicion të arsimit parauniversitar kanë ardhur duke u tkurrur ndjeshëm, ndërsa ata të bashkisë, për të njëjtin zë investimesh, kanë ecur në kahje të kundërt
TIRANE-Lufta e shifrave mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, për investimet në shkolla, duket se nuk do të jetë aq e thjeshtë. Kjo sepse nëse krahasojmë grafikët e investimeve, duke filluar që nga viti 2006-ë, shifat nuk flasin në favor të qeverisë.
Sic ben te ditur Gazeta Shqiptare ne numrin e sotshem, nga këto grafikë del qartë se paratë që qeveria ka vënë në dispozicion të arsimit parauniversitar kanë ardhur duke u tkurrur ndjeshëm, ndërsa ata të bashkisë, për të njëjtin zë investimesh, kanë ecur në kahje të kundërt, pra janë rritur me disa herë. Kështu nëse në vitin 2006-ë, qeveria ka dhënë për arsimin parauniversitar, ku përfshihet ai bazë, shkollat
e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale, 21 miliardë lekë, për vitin 2009-ë kjo shifër është vetëm 4.3 miliardë. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës, në vitin 2006-ë u akordoi shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit 342 milionë lekë, për vitin 2009-ë, kjo shifër është rritur dhe ka kapur vlerën e 2.52 miliardë lekë.
Nga viti 2006-ë deri në 2009-ë ka një mungesë fondesh në investime në masën 17.443,080,000 lekë, edhe pse kryeministri e kishte shpallur si shumë të rëndësishme reformën në arsim. Këtë e vërtetojnë shifrat e qeverisë shqiptare, ku investimet në zërin, kryesisht në ndërtimin, rikonstruksionin e shkollave, që nga 2006 e deri në 2009-ën kanë ardhur duke u reduktuar ndjeshëm. Buxheti i shtetit i 2006-ës, në zërin e shpenzimeve për investimet në sektorin arsimor, shkojnë në 21.743.080 lekë, ndërsa në 2009, këto investime shkojnë në 4.300.000.000 lekë. Në vitin 2007 kemi një rënie të ndjeshme të këtyre investimeve në masën 85 për qind, sepse zëri i këtyre shpenzimeve shkon në 3.355.890.000 lekë. Kjo shifër rritet lehtazi, po jo aq sa e vitit 2006, në vitin 2008 me rreth 2 milionë lekë. Për buxhetin arsimor
të 2008-ës Berisha ishte shprehur se me buxhetin e 2008 do të përfundoheshin 51 shkolla dhe do filloheshin
20 të tjera. Për vitin 2009, kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e 300 shkollave të reja dhe pretendoi rindërtimin e rreth 700 të tillave. “Nga muaji mars i vitit që vjen, 2200 shkollat e vendit do të kenë kabinetet e informatikës dhe nga
muaji maj i vitit që vjen mësuesit e fëmijëve do të kenë një rrogë 2 herë më të lartë”, - është shprehur kryeministri në prag të fundit vitit 2008.
(d.b/GSH/BalkanWeb)