Deficiti buxhetorqeveria gënjen sërishpër shifrat
TIRANË- Deri tani ishte vënë re ndryshimi i statistikave nga ana e Institutit të Statistikave, por duket se një gjë të tillë nuk e bën vetëm ai. Ministria e Financave në raportimin e statistikave buxhetore për 7 mujorin ka bërë një manipulim të hapur me deficitin, duke e paraqitur atë afro 2 miliard lekë më pak se sa realiteti. Lajmi bëhet publik nga Gazeta Shqiptare. Shmangia nga saktësia e përgjegjshme këtë herë vihet re mbi një llogaritje tepër të thjeshtë aritmetike. Dihet se për të llogaritur deficitin buxhetor, duhet bërë diferenca midis shpenzimeve dhe të ardhurave.
Deri muajin e kaluar, Ministria e Financave e ka ndjekur me besnikëri këtë kërkesë elementare. Kështu për 6 muajorin raportohej një deficit buxhetor në vlerën 21 miliard lekë të reja, që është diferenca e saktë e shpenzimeve në masën 171 miliard lekë dhe të ardhurave në masën 150 miliard lekë, ndërkohë statistikat për 7 mujorin i lejojnë vetes një pasaktësi tepër evidente, ku raporton një deficit buxhetor në vlerën e 23 miliard lekëve. Në vetvete edhe kjo nuk është ndonjë shifër pozitive, pasi dëshmon për rritjen e deficitit, që duhet të jetë shtuar me 2 miliard lekë të tjera, në kushtet e të ardhurave në rënie dhe shpenzimeve në rritje.
Por diferenca e shpenzimeve dhe të ardhurave nuk është kaq. Në qoftë se të parat janë 202,6 miliard lekë dhe të dytat 177,6 miliard lekë, rezultati është 25 miliard lekë dhe jo 23. Me një korrigjim të tillë të palejueshëm financat mashtrojnë në masën 8,3% publikun dhe ndërkombëtarët.
(m.a/News24/BalkanWeb)