E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherdi: Qeveria tëmarrë masa që të mosrritet cmimi i bukës

 TIRANË- Presidenti i shoqatës kombëtare të mbrojtjes së tregtarëve dhe tregut Niko Zherdi, shpreh shqetësimin për mungesën e kontrollit mbi cmimin e bukës në vend. Sipas tij qeveria duhet të bëjë një planifikim të mbjelljen dhe shtimin e sipërfaqes së grurit në mënyrë që 60 deri në 70% të sigurohet nga tregu vendas, gjë që do të shmangte rritjen e mëtejshme të cmimit të bukës. 

“Këtu problemi është që shteti të marrë masa për të organizuar dhe drejtuar prodhimin e bukës dhe të lëndëve të para, grurit dhe drithërave, me qëllim që tregu të ekuilibrohet, që kërkesa dhe oferta të plotësohen“, - shprehet Zherdi. 

Qeveria duhet të bashkërendojë punën mes ministrive, biznesmenëve dhe furnitorëve, në mënyrë që të mos ketë rritje të mëtejshme të cmimit të bukës, theksoi më tej Presidenti i shoqatës kombëtare Zherdi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›