Defoe, shpëtimtari i Anglisë, SHBA befason në fund Slloveninë
Anglia nuk do t’i mungojë Botërorit, sepse do të jetë aty duke luftuar për të shkuar më lart. Kapelo harron tërbimin e tabloidëve dhe kritikëve ndaj Anglisë, të uritur dhe të dëshpëruar ndaj Sllovenisë, që lufton me pasion dhe humbet kalimin në 1/8-at, duke mos mundur të realizojë një shaka mizore. Kronikë emocionuese, sepse në minutën e 90, Donovan rizgjon djemtë e Kek, duke shënuar ndaj Algjerisë dhe i vjedh nga duart ëndrrën e madhe, që tani është vetëm amerikane. Mendon Defoe, në minutën e 23 të pjesës së parë, për të ringjallur ekipin anglez. Me një të rënë, gjithçka është fshirë. Don Fabio shpëton dhe aventura mund të vazhdojë. E mbyll me pikë të barabarta me SHBA-në, por për diferencë golash, në vendin e dytë.
Xherrard në të majtë — Në shënjestrën e të gjithëve, Kapelo luan gjithçka me dy variante. Në krahë, problemi është i madh. Sposton Xherrard në të majtë dhe Milnerin në krahun e djathtë. Sulm Runi zbret përkrah Defoesë, edhe pse talenti i Mançester Junajtid është paksa më i tërhequr. Strukturë klasike 4-4-2, për të dyja skuadrat, por frika shuan Anglinë, e cila nis me marshet e ulëta, duke vuajtur presingun e Sllovenisë mbi zotëruesin e topit. Ai që vuan më shumë është Lampard, i parashikueshëm nga Ljubijankiç e Birsa, por njësoj vuan edhe Runi, ende i ndryshkur.
Mendon Defoe — Sllovenia është e ashpër dhe 30 mijë tifozët anglezë këndojnë “God save the Queen”. Për 15 minuta kronikë duket Anglia e zakonshme. Duke shtuar ritmin dhe duke shtuar pak më shumë agresivitet në presing, skuadra e Kapelos merr në dorë fatin e ndeshjes. Tam-tam, që karikon mbi të gjitha Milnerin, jo i gatshëm për të dribluar një kundërshtar, por i aftë, kur bëhet fjalë për të krosuar në zonë. Nuk është Bekham, por asisti për Defoe në minutën e 23 është i mrekullueshëm. Një top i bukur i futur në zonë, të cilin sulmuesi i Totenhemit e fut në rrjetë. Goli shkakton një reaksion zinxhir, por ka shumë raste, të cilat anglezët nuk dinë t’i shfrytëzojnë. Në minutën e 26, Lampard gjuan lart pranë pikës së 11-metërshit. Në minutën e 30, Handanoviç bën një mrekulli të dyfishtë, grushton gjuajtjen e Defoe, pastaj shpëton me majat e gishtave një gol të Xherrardit.
Shtylla e Ronit — Pjesa tjetër është shou i rasteve të humbura. Në fillim Defoe nuk devijon dot. Në minutën e 56, Handanoviç devijon goditjen me kokë të Territ nga shumë pranë, por nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë në gjuajtjen e bukur të Runit, që përplaset në shtyllë. Dëshira e anglezëve është e pakufishme. I mbyllin sllovenët në zonë, por përplasen me murin e djemve të Kek, të cilët janë të shpejtë në kundërsulm. Luanët vuajnë dhe mbrojnë portën edhe me trup: Terri në gjuajtjen e Novakoviç dhe Xhonson në atë të Birsës. çfarë frike. Sinjale që bindin Kapelon të mbrohet më shumë. Heq Runin dhe fut Xhoe Kol. Por edhe Kek fut Dediç e Matavz për një treshe agresive sulmi. Finalja nuk është për ata që vuajnë nga zemra. Sllovenia provon gjithçka. Anglezët mbrohen me dhëmbë e vjellin gjak, nuk e lënë t’ju ikë topi.
Surpriza Donovan - Sllovenia ul ritmin, pasi u duk se e kishte në dorë kualifikimin. Por ishte gabuar, në fund feston vetëm Anglia. Nga Pretoria vjen lajmi befasues për kualifikimin e SHBA-së. Donovan ka shikimin e atij që nuk e beson ende. Largohet nga fusha, ku pak minuta më parë, ka realizuar golin e kualifikimit të SHBA-së, si e para në grup, përpara Anglisë së madhe. Festa e madhe sapo ka shpërthyer, pasi goli është shënuar një minutë të 90-ës, kur dukej se gjithçka kishte mbaruar. Por SHBA ka fituar 1-0, rezistenca e Algjerisë, mbi të gjitha e portierit të pathyeshëm M'Bolhi, ka rënë në minutën e fundit. Ndeshja kishte filluar me një traversë befasuese të Xhebur, para se të shndërrohej një triumf i mrekullueshëm i amerikanëve nën sytë e ish-presidentin Bill Klinton.
#