E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Deformimi i muzikes, humbje e identitetit"

Prej femijerise mban mend serenatat e pafundme ne ballkonet e kalldremet e Korces, qe duket se e lidhen fort me muziken per te mos u ndare me asnjehere. Eshte cilesuar si mbret i skenes shqiptare, me te drejte. Tenori Gaqo Cako, nder te paret shqiptare te shkolluar ne Konservatorin e Moskes, fill pas rikthimit ne Shqiperi, ishte nje nder ata qe themeluan konservatorin tone. Vijon ende te jete pedagog ne Akademine e Arteve, duke percjell breza te tere artistesh, qe kane provuar famen jo vetem ne skenen tone, por ne te gjithe boten. Pergjate karrieres se tij eshte ngjitur ne jo pak skena boterore, duke percjelle muziken popullore shqiptare. E tani, pas kaq vitesh, ngjitet jo rralle ne skene, me ato kenge popullore apo te lehta, qe kane bere epoke ne historine e muzikes shqiptare. Por tani ka nje brenge te madhe. Asgje nuk eshte si me pare. Ne nuk jemi te njejtet kundrejt muzikes sone, ndaj edhe ikona e skenes shqiptare, Gaqo Cako, shprehet: "Ajo qe s'po ndodh sot dhe eshte nje fatkeqesi e madhe qe ne s'e kemi prezente ne jeten tone, muziken popullore. Nuk duhet lejuar qe muzika jone te deformohet deri ne ate grade qe ne te shkojme deri ne ate pike, qe mund te humbase edhe identiteti yne".

Ju vini ne artin shqiptar nga nje qytet i shquar, sic eshte Korca e serenatave. Si e kujtoni femijerine dhe hapat e pare ne muzike?

Kthehemi ne nje kohe shume te larget, po me jep nje deshire per te folur per ate qytet te mrekullueshem sic eshte Korca, qe ka qene djepi i mrekullueshem i muzikes perpos te qenit i bukur. Por edhe teper i kulturuar, ndaj edhe i kane thene Parisi i vogel, me ato serenatat e cdo mbremjeje, kur i kendohej vajzave te bukura. Keto kane lene mbrese te madhe tek une, pasi duke e dashuruar kengen qe kur kam qene i vogel, e ndoqa edhe me vone, per te ndjekur edhe liceun me pas, e per te marre mesimet e para. Tirana me liceun artistik me dha pjekurine, sigurine dhe shume mundesi.

Fale talentit dhe kembenguljes suaj u gjendet me pas ne Konservatorin e Moskes per te studiuar muzike. Sa ndikoi kjo ne formimin tuaj?

Me mori Gaqo Avrazi ne ansamblin e ushtrise, e kjo jete me dha kenaqesi te madhe. I jam mirenjohes Avrazit, i cili me ndihmoi per te shkuar me pas edhe ne Moske per studime, ku u formova si artist. Isha nje nga studentet e vecante, qe nderkohe qe studioja, kendoja edhe ne opera, e pasi kreva studimet, erdha ketu. U emerova solist ne operen tone, ku jetova, kendova e akoma vijoj te kendoj ne saje te studimeve te mia, perpjekjes dhe dashurise se madhe per artin.

Jeni nder te vetmit qe jeni shkolluar edhe ne perendim...

Isha i pari qe u specializova ne Itali, dhe atje luajta disa role ne opera. U ktheva me nje bagazh shume te madh, por ketu ndodhi ajo qe s'duhej. U be revolucioni kulturor, i cili i mbylli dyert veprave, te cilat duhej te ishin edhe ne skenen tone te kompozitoreve te medhenj. Ne ate periudhe, teatri pesoi nje hap pas, sa i takon veprave boterore. Por s'mund te mohojme lulezimin e artit nacional, muzika nacionale, te cilen populli e do ne cdo kohe.

Ju keni firmen tuaj edhe ne shume festivale e opera, apo jo?

Po kam qene ne me se 30 festivale. Ne vitin 1990 shenoj edhe fundin e karrieres ne skenen e festivalit, e me pas jam ngjitur ne koncerte te ndryshme ne skenen tone. Kane qene jo pak kenget e bukura ne ate kohe. Feim Ibrahimi mbetet nje nga ato pena qe ka shkruar shume dhe bukur. Por muzike te mrekullueshme ka shkruar edhe Cesk Zadeja, Tonin Arapi qe kane krijuar vepra te pavdekshme. Per te shkuar te perpunimi i kenges popullore dhe ngjitja e saj ne skene. Ajo qe po ndodh sot, eshte nje fatkeqesi e madhe. Fakti qe ne s'e kemi prezent ne jeten tone muziken popullore. Nuk duhet lejuar qe muzika jone te deformohet deri ne ate grade qe ne te shkojme deri ne ate pike, qe mund te humbase edhe identiteti yne.

Patet fatin qe muziken shqiptare ta beni te degjohet edhe ne shume skena boterore. C'kujtoni nga ato kohe?

Muzika jone eshte degjuar kudo. Shpesh kam qene edhe pjese e Ansamblit Kombetar, dhe turnete e tij kane qene pafund. Eshte kenaqesi e madhe qe keto vepra te medha dhe ai folklor te mund te fliste edhe ne skenat e botes dhe te pelqehej se tepermi. Kemi qene nje plejade qe i kemi dhene shkelqim muzikes sone popullore, e kete e them pa modesti. Une e kam kenduar me shpirt, dhe jam munduar qe ta perpunoj mandej kete muzike te mrekullueshme, e cila blihet ne gjithe boten.

Por ju nuk jeni vetem kengetar. Vite te tera jeni pedagog ne Akademine e Arteve, por edhe ne shtepine tuaj...

Kur u ktheva nga Moska ne vitin 1962, shteti mori menjehere masat per hapjen e konservatorit edhe ne vendin tone, e une kam qene nje nga pedagoget e pare dhe themelues i saj qe per vite me radhe ka mbushur te gjitha skenat tona, ne te gjithe Shqiperine. Vijoj te jem ne Akademi dhe nje pjese e mire e studenteve tane jane neper bote. Dhe Pirro, ndonese i nje drejtimi pak tjeter, ka pasur perhere deshiren e madhe per te kenduar, pasi ne shtepine tone kenga ka mbreteruar, dhe kenga nuk i eshte ndare ne jete, por ai eshte kantautor! Besoj ka bere nje pune te cmuar per kengen shqiptare.

Shume preja tyre qe u shkolluan ne Rusi, u dashuruan e u martuan andej, me ju nuk ndodhi keshtu. Si i "shpetuat" ketij sindromi?

Kjo eshte nje ceshtje krejt personale. Njeriu bie ne dashuri pa marre vesh se si dhe ku. Shume prej shqiptareve jane dashuruar me vajzat e mrekullueshme ruse, por shume edhe jane ndare. Disa prej tyre kane pasur fat dhe grate e tyre ruse jane sakrifikuar per ta, duke shkuar shpesh edhe neper burgje, e te tjera kane ikur. Keshtu ndodh ne jete. Eshte fenomen i perbotshem.

Ndonese ne moshe, jeni fizikisht mire per te qene ende prezent ne skene...

Jam ne nje moshe kur nje pjese e mire e kengetareve largohen nga skena, ndersa une jam ende. Kam talentin dhe kam punuar qe ta mbaj zerin e te fitoj tekniken, ndaj edhe jam neper koncerte. Dhe Ardit Gjebrea na dhuroi nje buqete te madhe me lule, duke marre disa prej kengeve me te bukura dhe na ngjiti mua e miqte e mi ne skene.

Marre nga Radio BBC

Kengetaret e vjeter ne skenen e re

Gara dhuron emocionet e saj! Por jane surprizat ato qe percjellin edhe me teper emocione. Sidomos kur vitet shkojne dhe mungesa e kengetareve te vjeter ndjehet perhere e me teper. Gaqo Cako, nje mbret i skenes shqiptare, naten finale te "Kenga Magjike 2007" u mbeshtoll nga emrat me ne ze te muzikes shqiptare nder vite. Kolazhi me kenge te interpretuara prej tij ishte dhurata e Ardit Gjebrese per tenorin, i cili perkrah pati ne skene edhe bashkeshorten e tij, Luiza Papen. Ndersa nje nga nje ate e rrethuan Mefarete Laze, Edit Mihali, Liljana Kondakci, Ema Qazimi, Limoz Disdari e Ibrahim Madhi. Per te mburritur te cudia! Mamia e cila ka pritur ardhjen ne jete te djalit te tij te vetem, Pirro Cakos u ngjit ne skene per t'i dhuruar lulet, mbretit te skenes, tenorit Gaqo Cako.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›