E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt, thellohet deficiti i tregtise me jashte

Deficiti tregtar ne dy muajt e pare te vitit 2008 ka arritur ne rreth 400 milione euro. Te dhenat nga Instituti i Statistikave per zhvillimet ne tregtine e jashtme tregojne per nje zgjerim te tregtise se vendit me jashte, por edhe nje thellim te bilancit te eksportit me importin. Ne muajin shkurt te vitit 2008 u eksportuan 8,7 miliarde leke mallra me rritje 17,1 per qind me shume se ne muajin janar te 2008 dhe rritje me 13 per qind ne krahasim me muajin shkurt 2007. Por, nderkohe, importi eshte rritur me ritme me te larta. Gjate shkurtit u importuan 32,9 miliarde leke mallra me rritje 22,6 per qind ne krahasim me muajin shkurt te 2007 dhe rritje 12,5 per qind ne krahasim me muajin janar 2008. Deficiti tregtar i ketij muaji arriti 24,2 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 10,9 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 26,5 per qind krahasuar me muajin respektiv te vitit 2007. Ndersa tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 64,6 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 81 per qind dhe importi 44,5 per qind, kurse me Greqine eksporti eshte 10 per qind dhe importi 22,4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Greqi, Kroaci, Kine etj., dhe per importin, Turqi, Austri, Itali, Rusi etj. Eksporti i grupit te mineraleve, lendeve djegese, energji elektrike u rrit 2 here, i materialeve te ndertimit dhe metaleve u rrit 32,6 per qind, makinerive, pajisje dhe pjese kembimit u rrit 10,9 per qind etj. Ndersa eksporti i grupit ushqime, pije dhe duhan u ul 6,4 per qind. Per sektorin e importit u rrit me 34 per qind importimi i ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit dhe makinerive, pajisje dhe pjeseve te kembimit u rrit me 5,8 per qind. Krahasuar me janarin, importi i mallrave me akcize ka pasur rritje prej 19,8 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave e zene nenproduktet e naftes me 71,5 per qind. Tregtia e jashtme e Shqiperise pritet te permbyllet me nje deficit mbi 3,5 miliarde dollaresh ne fund te vitit 2008. Parashikimet ne lidhje me kete ecuri qe thellon ne menyre te metejshme bilancin tregtar te vendit e ka bere Qendra per Tregti Nderkombetare (ACIT). Volumi tregtar pritet te rritet me 16% kete vit. Keshtu, shqiptaret do te blejne dhe do te shesin rreth 6 miliarde dollare mallra me vendet e tjera. Eksportet parashikohet te arrijne nje vlere monetare prej 1,3 miliarde dollare ne fund te vitit 2008, duke mbuluar 27 per qind te importit. Edhe kete vit eksportet pritet te rriten me ritme me te larta se te importeve. Sipas ACIT, importet pritet te zgjerohen me nje mesatare 15 per qind, duke arritur nje vlere monetare 4,8 miliarde dollare. Niveli me i larte i eksporteve parashikohet te arrije gjate tremujorit te trete te vitit 2008. Ndersa gjate 2007 deficiti i tregtise me jashte ka thyer te gjitha rekordet, duke shenuar ne fund te vitit 2007 rreth 2,3 miliarde euro nga 1,6 miliarde euro qe ka qene ne fund te vitit 2006

Tregtia, ne shifra

U eksportuan 8,7 miliarde mallra ose 17% me shume se ne janar

U importuan 32,9 miliarde leke mallra me rritje 22,6 per qind ne krahasim me janarin

Deficiti tregtar i shkurtit arriti 24,2 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 10,9 per qind krahasuar me muajin paraardhes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›