Samiti i ardhshem, ne France dhe Gjermani
Gjermania dhe Franca do te organizojne se bashku vitin e ardhshem samitin e NATO-s me rastin e 60-vjetorit te aleances ushtarake. Zedhenesi i qeverise gjermane Ulrich Vilhelm beri te ditur se takimi do te zhvillohet ne rajonin kufitar mes Strasburgut dhe Kehl-it. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duan te theksojne keshtu rendesine e NATO-s per paqen ne Evrope. Nga qarqet qeveritare ne Berlin u tha se asnje prej vendeve anetare te NATO-s nuk ka shprehur pakenaqesi per vendin ku do te zhvillohet samiti i ardhshem.