In memoriam ne 129-vjetorin e lindjes
Aleksander Moisiu, aktori i permasave boterore, ka lindur e ka vdekur ne pranvere. E keshtu, ne Durres, kete pranvere i ka takuar ne "In memoriam" ne nder te aktorit te madh. Ai lindi me 2 prill te vitit 1879 dhe vdiq me 22 mars te vitit 1935. Regjisori Gjergj Vlashi thote se ne qytetin bregdetar Moisiu kreu edhe vitin e pare te shkolles fillore, godina e se ciles per fat te keq nuk ekziston me. Shkolla ku studioi Aleksandri ndodhej pas Pallatit te Kultures, qe sot mban emrin e tij, aty ku aktualisht eshte hapur monumenti arkeologjik i Forumit rrethor Mesjetar. Dihet se aktori u shua, pa qene nenshtetas shqiptar. Ne Bashkine e Durresit jane gjetur dokumente te periudhes se qeverisjes se Princ Vidit, qe vertetojne miratimin e kerkeses se Aleksander Moisiut per nenshtetesi. Durresi eshte nje qytet qe e nderon vazhdimisht kujtimin e aktorit tone te madh. Dy vjet me pare universiteti i sapohapur mori emrin "Aleksander Moisiu", nderkohe qe po me kete emer, eshte pagezuar qe kur u themelua ne vitin 1953 teatri dramatik i qytetit. Disa muaj me pare botimeve per Aleksander Moisiun iu shtua nje studim i vecante. "Epistolae-Aleksander Moisiu-mes Triestes dhe Durresit" eshte shkruar nga dr. Sali Hidri, nje historian i njohur ne fushen e studimeve per Durresin dhe figurat e tij. Ne te eshte permbledhur leterkembimi i aktorit me familjaret e tij, si dhe mjaft foto te vendeve ku ai jetoi dhe punoi. Libri shoqerohet me nje CD me 16 regjistrime zanore nga interpretimet me te njohura te Aleksander Moisiut, aktorit te shquar me origjine shqiptare.