E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dega e AAK-së kaloi në PDK

Kryesia e degës së AAK-së e Rahovecit dhe disa nëndegë të kësaj komune kanë aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Mirëseardhje atyre u ka uruar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke thënë se ky është një vendim individual i bazuar në vullnetin e tyre politik. “Këta janë njerëz të cilët përfaqësojnë vlera të fuqishme politike, atdhetare dhe profesionale në komunën e Rahovecit, por edhe përtej saj. Ne iu dëshirojmë mirëseardhje anëtarëve të rinj në mesin tonë”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndërkaq ish-kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Feim Fetoshi ka thënë se është i nderuar me pritjen që i është bërë atij dhe të tjerëve në PDK. “Kjo lëvizje është bërë për shkak se kryetari i tanishëm, Smajl Latifi, pas fitores në Rahovec, nuk i është përmbajtur aspak programit zgjedhor dhe ligjor duke zgjedhur rrugën e shantazhit, linçimeve dhe gjithçka tjetër që mund të thuhet më keq”, ka thënë Fetoshi. Sipas tij, arsyeja përse kanë vendosur t’i bashkohen PDK-së është dëshmia e mirëqeverisjes./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›