E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorati 30 ditë afat kuzhinës së QKUK-së

Kuzhina qendrore e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk i plotëson as kushtet mesatare për ta ushtruar këtë veprimtari. Inspektimet e fundit të bëra në këtë kuzhinë kanë nxjerrë në pah disa parregullsi. Inspektorati sanitar tashmë ka dhënë afat prej 30 ditësh që kjo kuzhinë të rinovojë dyshemenë, e cila është e dëmtuar, si dhe të lyejë muret për shkak të mykut, raporton KTV.

Ky inspektorat gjatë ditëve në vazhdim pritet të bëjë edhe një inspektim laboratorik, ku me anë të mostrave do të verifikojë cilësinë e ushqimit.

Menaxheri i kuzhinës së QKUK-së, Adem Llumnica thotë se kjo kuzhinë është në gjendje të mirë, por pranon sa ka nevojë për disa renovime. Sa i përket dyshemesë së dëmtuar, ai thotë se edhe para se inspektorati të bënte vërejtje, kjo kuzhinë ka hapur tenderin dhe ka përzgjedhur kompaninë që do të merret me renovimin e saj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›