Klinë: Gjuhet me gurë komuna paralele serbe

“Zyra për Kosovë-Metohi” e qeverisë serbe në Beograd sot dënoi ashpër “hedhjen e gurëve në drejtim të ndërtesës së komunës së Klinës, e cila gjendet në qendër të fshatit Drenik”, transmeton agjencia e lajmeve Fonet.
“Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që t’i zbulojë dhe ndëshkojë kryesit e këtij sulmi dhe njëkohësisht përkujtojmë se ajo ka obligim sigurimin e kthimit dhe jetën e papenguar të të gjithë të dëbuarve nga Kosovë-Metohia”, thuhet në komunikatën e asaj zyre./Indeksonline/