Deger: Në Bërnjakë dhe Jarinjë, të ketë edhe shqiptarë

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Deger, ka thënë se nuk ka arsye që kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje të trajtohen ndryshe nga kufijtë e tjetë të Kosovës, ndaj aty duhet të ketë edhe shqiptarë. “Zgjidhja është që doganierët e EULEX-it të veprojnë dhe të marrin vendime në ato kalime, ndërsa si në të gjitha kalimet tjera, edhe aty duhet të ketë doganierë shqiptarë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera Deger ka thënë se duhet të zgjidhen problemet në lidhje me vulat doganore, për çka duhet të respektohet marrëveshja të cilën Prishtina dhe Beogradi e kanë arritur më 2 shtator.
“Interes është të hiqet embargo, të nisë liria e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve dhe të ndërtohen kapacitetet të cilat më herët nuk kanë ekzistuar e kjo është që të zgjidhet tregtia ilegale”, vijoi Deger.