Erdoan akuzon OKB-në për Sirinë

Kryeministri turk tha se Këshilli i Sigurimit po qëndron duarlidhur ndërkohë që populli sirian po masakrohet çdo ditë.
Rusia thotë se Siria ka premtuar të tërheqë trupat ushtarake nga qytetet Brenda datës 10 prill.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB thotë se Këshilli i Sigurimit po harton një rezolutë në mbështetje të planit të të dërguarit special, Kofi Anan. “Brenda dy ditësh kjo rezolutë do të diskutohet nga Këshilli 15-kombësh”, tha Susan Rice e cituar nga “Reuters”-i.
Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit:
1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.
2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.
3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.
4. Autoritetet duhet të ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.
5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.
6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.
/Start/F. Prroni/
2012-04-04 08:29