Romni synon fitoren në Uiskonsin, Merilend dhe Uashington DC

Ish-guvernatori i Masaçustesit shpreson të nxjerrë nga gara rivalin e tij kryesor, Rick Santorum, në mënyrë që ta ketë të sigurt nominimin e partisë së tij si kandidat zyrtar për t’u përballur në zgjedhjet e nëntorit me Barak Obamën.
Sondazhet e fundit tregojnë se Romni kryeson në Uiskonsin dhe Merilend, por, Santorum nuk duket i gatshëm për të dalë jashtë garës për t’u bërë sfidues i Presidentit Obama.
Votimet në të tre shtetet janë hapur në orën 07:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Santorum pritet të jetë kundërshtar i fortë i Romnit vetëm në shtetin e Uiskonsinit, ku edhe e ka përqendruar fushatën e tij ditët e fundit.
Uiskoni do të dërgojë 42 delegatë në Asamblenë e Përgjithshme të republikanëve ku do të zgjidhet edhe kandidati zyrtar për zgjedhjet presidenciale, 37 delegatë dërgon Merilendi dhe 16 Uashington DC-ja.
Romni deri më tani ka fituar 572 delegatë kundrejt 272 që ka fituar Santorum. Për t’u bërë kandidati zyrtar i republikanëve, atij i duhen 1444 delegatë.
/Start/F. Prroni/
2012-04-03 17:16