E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat rreshtohen kundër Mark Markut. Olldashi: Me këtë koalicion fitojmë 75 deputetë në 2013-ën

Share

Akuzat e Mark Markut, deputetit demokrat, duket se kanë ngacmuar një plagë që është hapur në PD. Fillimisht ndaj Markut ka ndërmarrë një sulm qesharak një zëvendësministre e Integrimit, e quajtur Grida, përmes një komenti në gazetën Panorama. Vetë Marku i është përgjigjur asaj në numrin e sotëm të Panoramës. Ndërkohë, gazeta Mapo ka ndërmarrë një seri intervistash me ministra të kabinetit të Berishës, të iniciuara nga ish-drejtori i ATSH, Artur Zheji, tashmë drejtor i kësaj gazete. Fillimisht ka folur Arben Imami, që ka shpjeguar se si do fitojnë vitin që vjen. Me një gjuhë që zor se e kupton edhe një demokrat i vetëm, Imami tenton tu mbushë mendjen demokratëve se gjërat janë mirë. Sa për Markun, thotë se nuk e ka ndjekur fare. Kurse sot ka folur Sokol Olldashi, që i bën fresk shefit të tij dhe deklaron se koalicioni i tyre do marrë 75 deputetë zgjedhjet e ardhshme. Edhe ai ka rënë në grackën e Berishës, që përmend gjithmonë koalicionin dhe rrallë flet për PD-në dhe votat e saj. Në përgjithësi në bazën e PD po tentohet të përçohet mesazhi i vetëm se Berisha është mjeshtër i aleancave dhe i vjedhjes së votave. Është asi i fundit që ka mbetur në mëngën e demokratëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›