E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Do jem ministër i Drejtësisë, Berisha ndryshoi statutin për kreun e PD

TIRANË- Kryetari i PLD-së Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24, gjatë një bisede me gazetaren Ola Bruko zbardhi detaje të marrëveshjes parazgjedhore me kreun e PS-së duke paralajmëruar se në qeverinë e re socialiste ai do të mbajë postin e Ministrit të Drejtësisë.

“Unë kam barë me Ramën marrëveshje për kabinet ministror. Unë e kam bërë marrëveshjen me të ai do bëjë me ata që s’ka bërë. Është shumë shpejt të flitet. Ju e keni dëgjuar që Rama deklaron se unë e kam bërë marrëveshjen për shtetin. Që në 2009 jam në mbështetje të ligjit dhe demokracisë, “u shpreh Ngjela teksa shtoi se rezultati i zgjedhjeve parashikoi pritshmëritë e tij.

Ndërhyrjes së gazetares Bruko e cila e pyet “Do jeni ministër i ardhshëm i Drejtësisë?, Ngjela u përgjigj: “Natyrisht”. 

Ngjela komentoi dhe garën për kreun e PD-së, duke theksuar se Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen nga partia. Ngjela, i cili pohoi se e njeh mirë statutin e PD, bëri publike faktin se Berisha ka ndryshuar statusin dhe e ka mbajtur fshehtas këtë fakt për mediat, pasi sipas statusit kur kryetari jep dorëheqjen ai zëvendësohet nga sekretari i përgjithshëm apo nënkryetari i partisë. 

“Unë nuk prisja dorëheqjen e Berishës, por ai nuk e dha. Ka dhënë dorëheqjen dhe drejton kryesinë! Që në bazë të statusit e sekretari i partisë ose nënkryetari është automatikisht kryetar i partisë. Unë e di se atje kam qenë. Ai e ka hequr këtë pjesë nga interneti. Ai nuk e bëri sepse kërkon të imponohet me Bashën. Deri sa është angazhuar deri në ndryshimet statusore. Sot kërkoi dorëheqjen e të gjithëve. Ai tashmë është ne tension të zgjedhjeve te partisë, ai kërkon të manipuloi zgjedhjet e partisë së tij. Ka qenë dhe një tjetër qe e kishte urrejtje votën, por ai tashmë ka vdekur. Dikush brenda partisë luajti sic bëri Saliu. Zgjodhi një të ri. Njëri është fluksi i Saliut tjetri është i ndarë nga Saliu”, theksoi Ngjela duke shtuar se “Bode dhe Topalli janë një krah dhe Berisha në një krah tjetër", tha Ngjela, i cili u shpreh i sigurte se garen per kreun e PD, do e fitojë kandidati Lulzim Basha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›