E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, Teuta e Kukësi na nderojnë, turp për Laçin

Kur mendohej se Laçi kishte më shumë shanse se të gjithë skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Europë për të kaluar të paktën turin e parë, ka ndodhur e kundërta, pasi pikërisht kurbinasit janë mundur në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës 0-1 nga amatorët luksemburgas të Diferdanzhit. Kanë qenë pikërisht miqtë që 6 minuta para fundit të takimit kanë shënuar golin e fitores. Ndeshja e kthimit për Laçin do të luhet më 9 korrik. 

Por nëse Laçi ka zhgënjyer totalisht, Kukësi dhe Teuta kanë nderuar skuadrat shqiptare, të paktën në ndeshjet e para. Kukësi ka barazuar 1-1 në Estoni ndaj Flora Talin, ku pas 1-0 në pjesën e parë, Gerhard Progni shënon golin e barazimit në minutën e 79-të dhe hap një kapitull të ri për kuksianët në Europë. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë me 11 korrik, në orën 17:30. 

Edhe Teuta ka mbajtur lart flamurin shqiptar për ekipet tona, teksa ka fituar 3-1 ndaj ekipit moldav të Daçias. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, por në pjesën e dytë durrsakët shpërthejnë dhe shënojnë edhe dy herë të tjera. Golat për Teutën u shënuan nga Xhafaj, Dosti dhe në fund supergoli i Mancakut vulos fitoren e durrsakëve. Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 korrik.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›