E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllon me plumb në kokë kunatin për çështje pronësie

TIRANË- Qëllohet me armë zjarri një person. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së enjte në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.

I plagosur rëndë nga të shtënave ka mbetur shtetasi Agim Visha i cili ndodhet në gjendje klinike pasi ka marrë plumb në kokë.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, i cili është burri i motrës së personit të plagosur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi të ketë pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plote të krimit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›