E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dëgjuam të shtëna”, telefonata anonime ngre në këmbë policinë e Malësisë së Madhe, çfarë u gjet

Në sallën operative të DVP Shkodër ka mbërritur një telefonatë mbrëmjen e djeshme për të shtëna me armë në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes.

Gjatë hetimeve paraprake, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja në rrugën e fshatit. Sipas verifikimeve, nuk ka persona të dëmtuar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›