Deimel Vrasja ne Lac erresoi rezultatin

Zëvendësdrejtuesja e Shoqatës së Europës Juglindore dhe ekspertja për
Ballkanin, Johanna Deimel mendon se kontestimi i rezultatit të
zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri do të nënkuptonte mosplotësim
standartesh.
Për Deimel, episodi i rende i dhunes ne Laç dhe incidentet e tjera, e erresuan procesin zgjedhor, aq me teper ne kushtet kur Bashkimi Europian, OSBE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara e theksuan vazhdimisht se këto zgjedhje do të ishin një test absolut për proceset e zhvillimet ku ndodhet e vazhdon të ecë Shqipëria, por edhe për standardet demokratike. U investua shumë energji nga ndërkombëtarët për të mënjanuar vështirësitë. Por sipas saj, mundesia qe rezultatet te Zgjedhje 2013Berisha te Nishani. Edhe Basha në Presidencë: Isha për kafe Rama: Me këto zgjedhje fitoi Shqipëria Sula: Qytetarët besuan tek Rilindja kontestohen ekziston për shkak të mosplotësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në të vërtetë duhej të ishte plotësuar konform kushtetutës. Partitë e kishin mundësinë ta mënjanonin një KQZ të paplotësuar dhe nuk e bënë. E pyetur nga "Deutsche Welle" nese ishte nje loje e qëllimshme, ekspertja jep kete pergjigje. "Mendoj madje se kjo ishte një lojë e rrezikshme që e luajtën të dyja palët te cilat nuk ranë dakord që ky Komision Zgjedhor të funksionojë ashtu siç duhet ligjërisht. Çështja e KQZ-së do të jetë subjekt për grindje, megjithate shpresoj që të gjitha palët të mbeten të kthjellëta. Por paralajmërimet para zgjedhjeve, edhe nga ambasadori i BE-së, Sequi, tregojne se me sa tension jane ndjekur zhvillimet ne vend", tha Deimel. Duke cituar mundimin e madh te Brukselit dhe Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar ne miratimin e tre ligjeve te shumëpërfolura, e faktin qe ne fund gjerat ngecen tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Deimel thekson se kontestimi i rezultateve do te sillte kohe te veshtira per Shqiperine. Ne e shohim Shqipërinë të ecë drejt një kohë kritike, madje nga ana politike edhe te paqendrueshme, gjë që u përpoq të pengohej me shumë përpjekje, shton ajo. Deimel kujton se ndersa nga ana verbale, integrimi ne BE është një qëllim i formuluar mirë, zbatimi i vërtetë i reformave kërkon shumë guxim politik dhe rrezik. / Top Channel