E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati mberthehet ne 84 me 56

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përveç Tiranë, ku ritmet jane shume te ngadalta dhe me nderprerje te shpeshta.

Ne disa qarqe ato jane mbyllur si në Dibër, në Korçë, me rezultate që tashmë janë bërë publike, në favor të koalicionit të majtë. Rezultatet e deritanishme vazhdojne te jene mberthyer ne shifrat 84 me 56 mandate ne favor te koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste. Por gjasat jane qe ky rezultat te thellohet edhe me shume pasi e mjata mund te fitoje edhe nje mandat ne Kukes, nje ne elbasan dhe Zgjedhje 2013Deimel: Vrasja në Laç errësoi rezultatinBerisha te Nishani. Edhe Basha në Presidencë: Isha për kafe Rama: Me këto zgjedhje fitoi Shqipëria me gjase deri tani edhe nje tjeter ne Tirane, per te shkuar ne rezultatin 19 me 13 ne kryeqytet. Pas Shkodres, e cila ishte surpriza me e madhe pasi per here te pare u permbys rezultati mes dy kampeve, edhe ne Elbasan po shenohet nje rezultat i paparashikuar. Pasi ka inauguruar investimin me te madh te mandatiti, ne rrugen e re Tirane-Elbasan, PD-se nuk e pa pritur qe te perfundoje, ndoshta me tre mandate ne kete qark, duke lene jashte me gjase edhe zyrtaret lokale te Partise Demokratike. Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1. Nderkohe me rezultatet e deri tanishme raporti i mandateve per Tiranen eshte 18 per koalicionin e majte dhe 14 per te djathten, por Partia Socialiste per pak vota pret mandatin e 19. Megjithate ende kjo nuk eshte zyrtarizuar. Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Elbasan 8 me 6, por po shkohet drejt nje mandati te 9 per mazhorancen. Ne Durres 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›