Dejan Paviqeviq oficer ndërlidhës i Serbisë në Kosovë

Serbia dhe Kosova së shpejti do të këmbejnë oficerët e ndërlidhjes që do të jenë në misionet e BE-së, e kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se ata nuk do të kenë status diplomati.
Beograd oficerin e vet për lidhje do ta dërgojë në Prishtinë deri më 15 shkurt. Në këtë funksion do të jetë Dejan Paviqeviq, të cilin qeveria në këtë post do ta emërojë në javën, shkruan gazeta Veçernje Novosti e Beogradit.
Dejan Paviqeviq është shef i ekipit negociata të Serbisë në dialogun teknik me Kosovën. Detyra e Paviqeviqit, shkruan gazeta, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë –Serbi arritur në Bruksel./Indeksonline/