E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Nuk e provokuam PDK-në

Këshilltari politik i liderit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj ka pasur të premten një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa në të cilin është biseduar ekskluzivisht për reformën zgjedhore.

Ai për “Epoka e Re” ka thënë se ky takim nuk duhet të kuptohet si provokim ndaj PDK-së dhe as si përpjekje për rrëzimin e Qeverisë.

Tahiri ka thënë se AAK-ja mbron qëndrimin e saj: me PDK-në në koalicion, Haradinaj kryeministër.

“Qëndrimi i AAK-së për çështjen e koalicionit me PDK-në është po ai që kemi dhënë në fillim. Haradinaj është ofruar për të marrë përgjegjësi në qeverisje, që nënkupton për ta udhëhequr qeverisjen në vend, qoftë edhe me PDK-në”, ka thënë Tahiri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›