Komandanti Pantiq mbron mbrojtjen civile

“Legjitimiteti i mbrojtjes civile është i pakontestueshëm, ajo është organizatë paqësore puna e të cilës është definuar saktësisht me Konventën e Gjenevës, dhe askush, e as KFOR, nuk ka të drejtë e as mund ta kontestojë statusin e saj juridik”, ka theksuar Kërstimir Pantiq, komandant i shtabit për situata të jashtëzakonshme dhe kryetar i komunës së Mitrovicës, njofton Tanjug.
Duke reaguar ndaj deklaratës së komandantit të KFOR-it Volker Halbauer se KFOR do të reagojë fuqishëm nëse pjesëtarë të mbrojtjes civile bëhen pengesë për lirinë e lëvizjes, Pantiq ka theksuar se “funksionimi i mbrojtjes civile mudn të sigurte edhe në territoret e pushtuara e forcat pushtuese duhet të mundësojnë punë të papenguar pjesëtarëve të kësaj organizate në mënyrë që me kohë të ofrojë përkrahje dhe ndihmë për popullatën lokale”.
Ai ka shtuar se me marrëveshjen Çoviq - Hakerup (nga vitit 2001), është parashikuar mundësia e formimit dhe e funksionimit të mbrojtjes civile./Indeksonline/