Noboa Barcelona Do te surprizojme boten
Kapiteni Kristian Noboa beson se Rubi Kazani eshte i afte te surprizoje boten per te dyten here rresht brenda nje viti kur skuadra ruse do te prese Barcelonen ne grupin D. Ne debutmin e tyre kampioni i Rusise shkaktoi nje nga goditjet me te medha ne historine e Liges se Kampioneve sezonin e kaluar kur mundi kampionet ne fuqi 2-1 ne Kamp Nou ne ndeshjen e dites se trete.
Ata provuan se nuk kishin frike nga Barca kur barazuan pa gola ne shtepi dhe Noboa eshte i bindur se mund tu shkaktojne shume probleme ne takimin e se merkures. Ne e beme kete vitin e kaluar dhe surprizuam nje bote te tere - tha mesfushori nga Ekuadori per Uefa.com. Ne do te luftojme shume fort dhe do te japim me te miren tone. Por perse te mos e bejme serish Rubini nuk arriti te kualifikohej per ne fazen me kualifikim direkt sezonin e kaluar pasi perfundoi i treti pas klubit katalanas dhe fituesit eventual Interit. Skuadra eshte permiresuar prej asaj kohe.
Fitorja ne Kamp Nou dhe barazimi ne shtepi jane historike - tha Noboa. Ekipi yne dhe ai i kundershtareve kane ndryshuar. Nese ne duam te fitojne serish ne duhet te mbrohemi serish mire por edhe te perpiqemi te kontrollojme lojen me mire. Ne krijuam dy apo tre shanse ne shtepi vitin e kaluar. Ne duhet te tregohemi me te rrezikshem kesaj radhe.
29 Shtator 2010