E Diel, 1 Nëntor 2026

Kambiaso Jemi nje grup ambicioz



Interi kampioni i Europes ne fuqi do te synoje te regjistroje fitoren e pare ne kete sezon te Liges se Kampioneve kur skuadra italiane te ndeshet me Verder Bremenin ne San Siro diten e merkure. Mesfushori Estebian Kambiaso parashikon nje tjeter test te veshtire. Ne gjithmone kemi luajtur te veshtira kunder tyre si ne shtepi ashtu dhe ne transferte - tha nderkombetari argjentinas. Zikalterit barazuan 2-2 kunder Tuentes ne ndeshjen hapese te grupit A ndersa vuajten nje humbje 1-0 ne Rome ne kampionatin italian. Kambiaso pranoi se titullmbajtesit e Serise A duhet te tregojne forcen e tyre por ai eshte i qete. Eshte e pashmangshme te kesh disa probleme ndodh cdo vit - tha ish lojtari i Real Madrid. Por ne fund te sezonit klubi qe i ka menaxhuar problemet e tij e mbyll duke fituar trofe. Ne nuk jemi te shqetesuar per asgje. Kambiaso ishte pjese kyce e tripletes historike te Hoze Murinjos gjate sezonit te kaluar dhe mbetet nje figure e rendesishme nen trajnerin e ri Rafa Benitez. Mesfushori shkaterrues 30 vjec dhe edhe nje mesazh per fansat e skuadres pas humbjes me Romen. Ne deshirojme qe ta dine se ne nuk kemi frike - tha ai. Ne kemi nje mentalitet fituesi dhe edhe pse kemi ndonje problem ngandonjehere ata duhen ta dine se ne mund ti perballojme. Ne e analizuam humbjen e se shtunes dhe folem rreth saj. Ne kemi nje grup lojtaresh qe jane ambicioze dhe deshirojne te fitojne personalisht une mendoj se jemi ne nje pozicion te mire. Ne kemi fituar tashem nje trofe Superkupes se Italise gjate ketij sezoni. Me Bremenin qe gjithashtu barazoi ne ndeshjen hapese te grupit 2-2 kunder Totenhemin do te jete nje ndeshje te veshtire. Djemte e Tomas Shafit kaluan Sampdorian ne plejofin e Liges se Kampioneve. Verder eshte nje ekip me mentalitet te fuqishem dhe ata e treguan edhe ne ndeshjet e plejofit kur gjithcka dukej se do te eliminoheshin. Kane sulmues te mire dhe ne duhet te tregojme shume kujdes ndaj tyre. Benitez do te zhvilloje testet e fundit te fitnesit per sulmuesit Diego Milito dhe Goran Pandev por do te jete pa kapitenin Havier Zaneti. Shaf ka probleme pasi ka disa lojtare te pavlefshem perfshire dhe Torsten Frings dhe Klaudio Pizaro. Te dyja ekipeve u mungojne lojtare te rendesishem - tha Kambiaso - por une jam i sigurt qe lojtaret qe do ti zevendesojne ne skuadren tone do te luajne shume mire.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›