Parlamenti grek miraton hollesite e planit te ri financiar

Parlamenti grek miratoi hollesite e planit te ri te masave te ashpra financiare duke i hapur rrugen ndihmes se metejshme nderkombetare per qeverine e zhytur ne borxhe.
Ligjvenesit ne Athine votuan sot per serine e masave te posacme te propozuara nga kryeministri Jorgos Papandreu pjese e planit te tij prej 40 miliard dollaresh per rritjen e taksave shkurtimin e shpenzimeve dhe shitjen e aseteve shteterore. Plani ne teresi u miratua dje.
Tani qe hollesite buxhetore jane miratuar Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimi Evropian jane zotuar per livrimin e kestit prej 17 miliard dollaresh pjese e paketes financiare per Greqine prej 156 miliard dollaresh te miratuar vitin e kaluar.
Financimi i ri i jep para qeverise per te funksionuar dhe per te paguar borxhet deri ne mes te shtatorit. Greqia pritet gjithashtu te kerkoje ndihme nderkombetare shtese nje tjeter plan shpetimi ky me pothuajse te njejtat permasa si ai i vitit te kaluar.
Masat e ashpra financiare kane shkaktuar protesta te medha ne Greqi. Sot policia u perlesh per te treten dite me demonstruesit prane parlamentit.