Deklarata: Nëse kalon ligji pa kontributin tone,nuk do ta njohim kurrë

Vazhdojnë të mbetemi të shqetësuar për fatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri dhe për mënyrën se si dy partitë e mëdha po trajtojnë thirrjet tona për dialog , mirëkuptim dhe negociatat për reformën zgjedhore. PD dhe PS vazhdojnë në mënyrë të njëanshme të imponojnë zgjedhjen që u intereson atyre pa marrë parasysh rekomandimet e OSBE dhe ODIHR. Kodi zgjedhorë duhet të sigurojë një administrim më pluralist dhe gjithëpërfshirës ,në administratën e zgjedhjeve, një administrim që nuk kontrollohet dhe dominohet nga dy partitë e mëdha. Nuk e kuptojmë nxitimin e PS dhe PD për të mos i lënë kohë deputeteve të njohin dhe përgatiten për debat për ligjin e zgjedhjeve që na detyroi të mbyllemi këtu. Kërkojmë minimumin e kohës që lejohet nga rregullorja e kuvendit prej dy javësh dhe besoj që të gjithë deputetët e miratojnë këtë kohë. Nëse kuvendi e kalon këtë ligj pa kontributin dhe konsensusin tonë , ne nuk do ta njohim asnjëherë atë. Greva e urisë në sallën e kuvendit është mjeti i fundit për sensibilizimin për nevojën e dialogut të konsensusit të gjerë dhe bashkëpunimit mes forcave politike në vend dhe sidomos me PD dhe PS . Greva nuk duhet kuptuar asnjëherë si mjet presioni,ajo është paqësore nuk synon realizimin e qëllimeve të ngushta partiake , por vetëm realizimin e standardeve evropiane për të garantuar zgjedhje te lira.