E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE thotë se drafti i Kodit Zgjedhor duhet të ridiskutohet por pa presion politik

Robert Bosh, kryetar i OSBE, Shqipëri

Tiranë, 17 nëntor 14:55 NOA – Prezenca e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), doli para disa minutash me një qëndrim zyrtar mbi projektin e Kodit Zgjedhor që pritet nesër të kalojë për votim në parlament.

“Prezenca e OSBE-se përsërit sërish se është e mendimit se drafti i Kodit Zgjedhor, i cili është përgatitur nga vetë shqiptarët, është një arritje, por se ai ka ende nevoje për t’u akorduar më mirë. Për këtë arsye, ai duhet të diskutohet në forumin e duhur nga partitë, por pa presion nga ndonjë grupim”, - thuhet në deklaratën e sotme që përmbys atë të mëparshme dhënë nga OSBE ku vlerësohej Kodi i ri si një arritje që nuk sillte nevojë për ridiskutim.

“Prezenca e OSBE-së thekson serish se Kodi, si në çdo demokraci, do të jete vendim i Parlamentit shqiptar”, - përfundon deklarata e misionit të vëzhgimit evropian në Shqipëri.

d.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›