Athina Riktheni Paktin Detar
TIRAN - Teksa situata mes Shqiperise dhe Greqise po tensionohet nga incidenti i varrezave shteti helen shfrytezon rastin te riktheje edhe nje here per diskutim paktin detar. Marreveshja e ratifikuar me shume zell nga qeveria shqiptare i hiqte vendit tone nje siperfaqe shume te madhe ujore. Per kete arsye kjo marreveshje u rrezua me unanimitet nga Gjykata Kushtetuese. Por Greqia duket se nuk eshte dorezuar dhe dje i ka kerkuar serish Tiranes zyrtare qe te zgjidhe ceshtjen e kufijve detare. Zedhenesi i ministrise se Jashtme greke Gregoris Delavekuras deklaroi dje ne Athine se ratifikimi i marreveshjes do ti hape rruge shfrytezimit te pasurive natyrore.
Nga ana jone dihet tashme se marreveshja e nenshkruar nga te dyja qeverite ne perputhje me dispozitat e ligjit te detit eshte per te miren e te dy vendeve. Sic dihet ceshtja eshte komplikuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese shqiptare por ne mendojme se i takon Tiranes te gjeje zgjidhje per ratifikimin e kesaj marreveshje ne parlamentin e saj. Ne mendojme se ratifikimi i kesaj marreveshje i hap rruge shfrytezimit prej dy vendeve te pasurive natyrore qe ndodhen ne zone. Ashtu sic e ka pohuar edhe vete ministri i Jashtem shqiptar ratifikimi i kesaj marreveshje ndikon per mire ne rrugen europiane te Shqiperise - tha Delavekuras. Gjate negocimit te pare dy vjet me pare greket nuk permenden ne asnje rast pasurite natyrore dhe faktin qe ne kete zone ndodhen vendburime nafte ndersa dje e pranuan zyrtarisht kete gje. Pak kohe me pare ministri i Jashtem Haxhinasto pohoi se marreveshja me Greqine eshte ne faze rinegocimi dhe se shume shpejt do te kete nje zgjidhje. Por i pyetur per kete gje Delavekuras pohoi te kunderten. Sipas tij nuk do te kete asnje rinegocim te marreveshjes dhe se ndarja eshte bere nje here dhe nuk ka ndarje te dyte. Ky pretendim i Greqise eshte pothuajse i pamundur pasi Gjykata Kushtetuese ka rrezuar si ndarjen e kufijve ashtu edhe te gjithe procesin e negocimit.
Pak kohe me pare Komisioni i Sigurise i ka derguar Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto nje kerkese ku i kerkon sqarime per marreveshjen e ujerave. Letra. sipas rregullores se Kuvendit i eshte derguar me pare kryetares Jozefina Topalli. e cila me pas ja ka paraqitur Ministrise se Jashtme. Letra mban daten 5 tetor dhe nuk eshte kthyer ende asnje pergjigje. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni e ka bazuar kerkesen e tij ne rregullore sipas se ciles cdo deputet ka te drejte ti beje pyetje Kryeministrit ose cdo anetari tjeter te Keshillit te Ministrave.
Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese Ilir Meta atehere ne krye te diplomacise deklaroi se Pavaresisht pretendimeve dhe rezervave qeveria do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila rrezoi Paktin detar me Greqine. Sa per marredheniet me Greqine Meta u shpreh i bindur se ato do te ecin perpara.