Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, grupi i PS-së kërkon kalimin direkt në votim të projektligjeve në rendin e ditës

Pas deklaratave të Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, në seancën e sotme plenare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Kuvendi nuk mund të vijojë normalisht punimet pas “skandalit diplomatik” të shkaktuar nga Berisha dhe mungesës së distancimit të deputetëve të tjerë të PD-së.
Balla: Ne do të propozojmë një rezolutë në emër të PS-së, për t’u distancuar. Qeshja e tyre është shprehja më kuptim plotë që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të vazhdojë më, sepse edhe deputetët e tjerë të PD-së që morën fjalën, jo vetëm që nuk u distancuan por e thelluan skandalin e rëndë diplomatik.
Kryeministri ka reaguar në mbështetje të dinjitetit të Shqipërisë, Kuvendit duhet të reagojë sikurse iu thash. Qeshjet dhe nënqeshjet, klithmat e një partie që nuk di të ndahet nga komunisti i fundit që i ka marrë peng, kërkoj zoti Kryetar të ndërprisni diskutimet dhe kalimin menjëherë në votim.
E di që rregullorja kërkon dhe opinionin e tyre, shpresoj shumë që të ketë reflektim. Pengamarrja e kësaj partie është keqardhje e madhe për Shqipërinë, por shqiptarët presin që brenda PD të ketë prej tyre që të mbrojnë dinjitetin e Kuvendit. Nuk do tolerojmë shkeljen.
Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?
Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
/vizionplus.tv