E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e FMN, Gjinushi: Vendi rrezikon stanjacionin

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, komentoi deklaraten e FMN-se per rritjen e 0-1% te ekonomise, duke theksuar se Shqiperia rrezikon te shkoje ne stanjacion, cka nuk ka ndodhur kurre qe pas vitit '90. Deklarata e tij u be gjate nje takimi me strukturat e PSD-se ne Njesine 3 ne Tirane. "Ju keni degjuar dhe deklarimet me te fundit te FMN, e cila pasi shoi njehere entuziazmin mashtrues te kryeministrit, qe rritja ekonomike paska vajtur 10%, pra ndonese raportonte zyrtarisht per 6 % FMN e detyroi te terhiqej nga ky mashtrim, nga kjo tallje me shqiptaret, por edhe me gjithe boten", deklaroi kryetari Skender Gjinushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›