E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kavaja investoi, s'mori asgje

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij me takimin e vullnetareve socialiste, i ndaluar ne qytetin e Kavajes theksoi se ka ikur koha, kur qytetet dhe zonat trajtohen si bastione te nje force politike. Gjate takimit me te rinjte e ketij qyteti, te cilet kane zgjedhur te jene pjese e vullnetareve te kesaj partie, Rama theksoi se askush nuk mund ta parafytyronte 18 vjet me pare se Kavaja, qyteti ku mori jete levizja demokratike dhe deshira per nje Shqiperi si gjithe Evropa, do ishte ky qytet qe eshte sot. "Kavaja e sotme si dhe menyra e jeteses se familjeve te thjeshta te ketij qyteti e te kesaj zone, flasin vete", tha kryesocialisti gjate fjalimit te tij perpara mbeshtetesve. Sipas tij, faktet flasin qarte, se kush ka fituar 18 vjet me radhe ne Kavaje dhe kush ka fituar nga mbeshtetja e pakursyer qe qytetaret dhe qytetaret e Kavajes, i kane dhene per 18 vjet me radhe. "Kush ka fituar nga endrra dhe shpresat e kavajasve, qe per 18 vjet me radhe keto endrra dhe shpresa i kane investuar me voten e tyre tek nje force dhe tek nje personazh, qe asnjehere nuk ka mundur, nuk ka ditur, nuk ka dashur t'jua ktheje kete investim te madh shpirteror, moral dhe politik", u shpreh kreu socialist, duke iu referuar kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, i cili eshte edhe deputet i kesaj zone. Rama nenvizoi se ka ikur koha kur qytetet dhe zonat e ndryshme te vendit, mund te shiheshin dhe trajtoheshin si bastione te majta apo te djathta, te nje grushti politikanesh te majte apo te djathte, per interesa oborresh, majtas ose djathtas. "Ka ardhur koha, qe cdo qytet, qe cdo zone e Shqiperise, qe cdo fshat i ketij vendi te jete i qytetareve dhe qe politika te buroje nga bashkimi i qytetareve dhe te jete shprehje e asaj cka te zgjedhurit, bejne per zgjedhesit dhe jo vetem e asaj cka zgjedhesit bejne per te zgjedhurit", drejtoi thirrjen ai. Kreu i socialisteve duke folur per ndryshimin e ri qe i duhet vendit, theksoj nder te tjera se ka ardhur koha qe qytetaret e ketij vendi qofshin socialiste dhe qofshin demokrate, te shihen me respektin qe meritojne dhe te vleresohen per investimin e madh qe bejne, duke vendosur tek vota, shpresat e tyre. "Te mos trajtohen si bastione apo si turma, tek te cilat politikanet drejtohen vetem kur ju duhen votat dhe te cilave politikanet u thone gjera me te bukura te dheut, vetem per t'ju marre voten", theksoi gjate fjales se mbajtur perpara mbeshtetesve ne pallatin e kultures, kryetari i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama. Sipas tij, politika e re nuk konsideron asnje qytet si bastion te nje force politike apo te nje tjetre. Ai sqaroi se Partia Socialiste nuk i ndan qytetet dhe as njerezit ne te majte dhe ne te djathte, por perkundrazi kerkon nje bashkim te te gjithe shqiptareve, qe sot jane te zhytur ne papunesi, varferi dhe kerkojne shprese e rrugezgjidhje per problemet e tyre. "Ne do te nisim me 28 qershor betejen e madhe me varferine e papunesine, dhe Partia Socialiste do te beje gjithcka cfare do te premtoje", perfundoi fjalen e tij kryetari i Partise Socialiste, i ndalur ne zonen e cila njihet si perkrahese e se djathtes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›