Vlore, "jo" studenteve pa mesatare

Vlore- Universiteti i Vlores "Ismail Qemali" nuk do te pranoje me ne auditore, maturante qe kane mesataren nen 6-te. Ne faqen zyrtare te universitetit ka dale prej kohesh nje lajmerim, ne te cilin lajmerohen te gjithe maturantet se per te qene pjese e tij, duhet te kene mesataren e kater viteve te shkolles. Megjithese Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka shpallur publikisht te hapur garen per te gjithe gjimnazistet qe lene bankat e shkollave te mesme, rektorati i Vlores ka guxuar qe per vitin akademik 2009-2010 te beje seleksionime. "Asnje student i cfaredo dege qofte, nuk do te pranohet me mesatare me te ulet se nota 6", thuhet ne lajmerimin e afishuar.
Qellimi i ketij vendimi te rektoratit eshte selektimi i studenteve te ardhshem dhe per te ngritur cilesine e universitetit, i cili ka ambicie te medha per sa i perket cilesise se studenteve, qe kerkon te nxjerre ne vitet e ardhshme. Madje perfaqesues te dekanateve shpjeguan se nisma eshte ndermarre duke pasur parasysh, se niveli i atyre qe kane dale nga auditoret e UV-se deri tani, ka qene relativisht i ulet. Universiteti rival cilesohet Tirana. Sipas rregullores dhe statusit ne "Ismail Qemali", "nuk do te pranohen studente me mesatare nen noten 6". Ne kete menyre paralajmerohen te gjithe ata qe po plotesojne formularet perkates per aplikimin ne universitete, qe te mos e vendosin si preference te pare UV-ne, nese nuk kane mesataren.
Por renditja e kandidateve fitues u shkon universiteteve nga Ministria e Arsimit, e cila merret drejtperdrejte me maturen shteterore. Dhe situata mund te komplikohet ne rastin se shpallet fitues nga Ministria, nje student nen mesatare. Ne kete pike Universiteti i Vlores ka perplasje me Ministrine dhe ky ngerc prej disa javesh, mbetet i pazgjidhur ne kete kohe kur dhe aplikimet kane nisur.
Sipas MASH-it, pas perfundimit te kater provimeve te matures, cdo kandidat mund te llogarise afersisht sa pike fiton, duke njohur vleresimet e veta. Rregullorja thote se secili kandidat ka te drejte te zgjedhe ne formularin A2 deri ne 10 programe studimi, te renditura ne preferenca nga 1 deri ne 10, ku ai deshiron te studioje. Kandidati shpallet fitues ne preferencen me te larte te zgjedhur prej tij, kur ploteson kriterin e pikeve. Kjo do te thote qe kandidati jo vetem duhet te llogarise paraprakisht piket qe mund te fitoje, por dhe te synoje per konkurrim ne ato programe studimi ku mund te fitoje.