Meta: Cili eshte programi yne per te rinjte
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne vijim te takimeve te tij paraelektorale eshte ndaluar ne qytetin e Korces, ku ka shpalosur programin e partise se tij per te rinjte. "Te rinjte shqiptare, nuk e meritojne kete mungese perspektive qe ofron qeverisja dhe politika e sotme. Te rinjte shqiptare meritojne nje veprim energjik per te dale nga kjo gjendje dhe per te krijuar nje perspektive me te mire, qe e meriton rinia dhe vendi jone", deklaroi ai. Sipas tij, te rinjte meritojne nje lidership qe ka alternative konkrete dhe te gatshme, per te ndermarre ato veprime qe e nxjerrin vendin nga kriza, nga papunesia dhe nga rritja e pandalshme e kostos se jeteses. "E ardhja e vendit tone dhe e kombit tone, kerkon qe te rinjte te kene me shume besim ne aftesite e tyre, por dhe te krijohen me shume hapesira ne vendimmarrje per fatet e tyre dhe te vendit tone", theksoi Meta. Sipas ish-kryeministrit, te rinjte iu duhet veprim per te krijuar nje sistem arsimor, i cili i garanton per te dale menjehere ne tregun e punes. "Ne do te krijojme nje sistem edukues, i cili do te orientoje te rinjte drejt nje tregu te punes, per te mundesuar punesimin e gjithe atyre qe perfundojne studimet", tha ai. Nderkohe Meta ka zhvilluar dje dhe nje takim me anetare dhe simpatizante te LSI ne Vlore, takim i zhvilluar ne formen e nje spektakli, ku eshte deklaruar fitorja e LSI.