E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Fate Velaj për incidentin në Vjenë, Rama: 24 prilli të shpallet dita e shkuljes së veshit

TIRANË- Kryetari i PS-së Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, komentoi deklaratën që një ditë më parë bëri organizatori i aktivitetit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Fate Velaj, bëri në lidhje me incidentin mes kryesocialistit dhe diplomatit Egin Ceka duke thënë se ky i fundit nuk ishte i regjistruar për dialog.

“Propozim i Fate Velaj: 24 prilli te shpallet dita e Shkuljes se Veshit:-) Jam kurioz sa like-s merr ky propozim(?)!” ironizon Rama.

Velaj deklaroi dje se diplomati Egin Ceka nuk ishte regjistruar për dialog me kreun e PS, Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit kreu në Vjenë.

Ndërkohë, të hënën do të votohet në Parlament ngritja e Komisionit Hetimor për incidentin e ndodhur në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi mesditën e së premtes në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor "për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës".
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›