Toponimet, emigrantët shqiptarë do lejohen të kthehen në atdhe për Pashkë
KAKAVIJË - Merr fund përkohësisht kalvari i mundimeve të emigrantëve shqiptarë, për shkak të problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre.
Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të udhëtojnë drejt Atdheut për të festuar me familjarët e tyre Pashkët Ortodokse nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
Lajmi konfirmohet nga Drejtori për kufirin në Gjirokastër, Admir Abrija, i cili bën me dije, se pasi u takua me drejtorin e policisë së Janinës dhe komandantin e Kakavijës, ranë dakort që emigrantët (veçanërisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi), të cilët kanë probleme me toponimet në dokumentat e tyre, nga data e sotme deri më 12 maj, të mund të udhëtojnë të lirë drejt vendlindjes nga kjo pikë kufitare.
Pas kësaj date, sqaron Abrija emigrantët me probleme përsëri nuk do të lejohen në pikat kufitare me Greqinë.
Nuk ka ende një marrëveshje për kalimin në pikën kufitare të Kapshticës.
(e.m/BalkanWeb)