11 Shtatori, gjendet pjesa e avionit që u përplas me kullat binjake
SHBA- Kanë kaluar rreth 12 vjet nga tragjedia e 11 shtatorit në New York, dhe vetëm tani është gjetur një pjesë njërit prej avionëve që goditi Qendrën Botërore të Tregtisë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësi i policisë është shprehur se gjatë gërmimeve të kryera në zonën ku ndodhi sulmi terrorist është gjetur një pjesë metalike rreth 2 metra, e cila i përket një avioni. Sipas tij mbi të vijon të shkruhet “boeing”.
Ajo është gjetur e fshehur në një pjesë shumë të ngushtë mes dy ndërtesave.
Aktualisht në vendin ku ndodhi sulmi vijojnë të bëhen kërkime për të zbuluar të tjera prova, ndërsa Al Kaeda përdori dy avionë Boeing 767 për të goditur kullat binjake.

Vendi ku u gjet pjesa e avionit