Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti në "Shshsht…ule zërin"
TIRANË- Drama satirë "Shshsht…Ule zërin" erdhi mbrëmjen e djeshme nga Teatri 'Bylis' në Fier, në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Vepra e Pëllumb Kullës, nën regjinë e Leka Bungos, sjell për publikun të vërtetat aktuale. Ngjarjet zhvillohen në një ambasadë shqiptare diku në një vend të Europës Perëndimore, menjëherë pas përmbysjes së komunizmit. Ngjarjet vijnë përmes lojës së aktorëve Robert Ndrenika, Viktor Zhusti si dhe aktorëve të Teatrit "Bylis", Astrit Hasani, Fatmir Xhelili, Klajdi Marku, Shpëtim Shehu, Miola Sitaj, Julia Ilirjani, Todi Llupi, Arqile Lipe, Brikena Sinana, Dafina Llupi, etj.
Sipas Kullës, vepra i ka rrënjët gjatë kohës që ai vetë ishte pjesë e shërbimit diplomatik shqiptar, por drama satirike që ka vënë në skenë është jo një histori personale, por historia e të gjithëve.
Një ambasadori i ri idealist, beson se mes së mirës dhe së keqes fiton gjithmonë e mira, beson tek e vërteta dhe se gjithmonë drejtësia zë vend. Por kur ai e gjen veten të ngatërruar në vorbullën e intrigave të zëvendësit të tij (një mbeturinë e së kaluarës), e humb betejën për të ndryshuar gjërat. "Shshsht…Ule zërin", është një betejë mes të djeshmes dhe të sotmes, një përplasje bindjesh politike ku luhet loja e "bërrylave".
Regjisori Leka Bungo rikthehet nga Amerika në skenën e "Bylis", aty ku si regjisor ngjiti në skenë shfaqjen e parë të këtij teatri. Ky është bashkëpunimi i parë mes Bungos dhe Kullës, që pas suksesit në Fier do të shfaqet sërish sot dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar.
(e.m/ata/BalkanWeb)