Deklarata e Haxhinastos, MPJ: Keqardhje për manipulimet me qëllime populiste
TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot në lidhje me disa keqinterpretime që i janë bërë fjalës së Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, në një intervistë në median elektronike, lidhur me zgjidhjen e problemit të ndalimit në kufirin Shqiptaro-Grek të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë të shkruar në dokumentet e udhëtimit "Vendlindja: Çamëri".
"Ministria e Punëve të Jashtme, me evidentimin e këtij problemi, ka marrë kontakte të menjëhershme me ambasadën greke në Tiranë, ka protestuar, dhe ka kërkuar shpjegime se pse qytetarët shqiptarë ndalohen në kufirin grek", thuhet në reagimin e MPJ-së.
Ajo bëri të ditur se nga ambasada greke është dhënë sqarimi që toponimet zyrtare të Greqisë, të depozituara nga ana e saj në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk e përfshijnë këtë term.
"Këtë qëndrim e praktikë, Greqia e ka realizuar edhe me vende të tjera fqinje të saj, më të cilët ka bërë më pas marrëveshje dypalëshe", sqaron MPJ.
MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës greke, vijon reagimi i MPJ-së.
"Theksojmë me forcë se diskutimi për vendosjen e emrit të vendit "Çamëri" në dokumentet e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur atje, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme apo të shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë, komunitetin çam apo të drejtat e tyre legjitime", vijon reagimi i MPJ-së.
MPJ shpreh keqardhjen për çdo përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështje, për qëllime të pastra populiste.
"Pavarësisht nga këto manipulime dhe goditje të tilla të pabaza e ilegjitime, MPJ do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë, lëvizjen e tyre të lirë, të drejtat që u garanton ligji kombëtar dhe ai ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë të rrisë pareshtur emrin dhe prestigjin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë", përfundon reagimi i MPJ-së.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera PDIU: Kush nuk e njeh historinë, të heshtë