E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Presidenti Topi uron besimtarët

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përmes një mesazhi drejtuar Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, dhe njëkohësisht Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, shpreh urimet për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve.

“Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!”- thekson në urimin e tij presidenti shqiptar .

Sipas kreut të shtetit, kjo festë merr një kuptim më të veçantë në këtë 100-vjetor të shpalljes së pavarësisë së vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›