Pashkët katolike, presidenti Topi uron besimtarët
Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka uruar të gjithë besimtarët katolik për festën e Pashkës. Përmes një mesazhi urimi dërguar Imzot Rrok Mirditës, presidenti ka shprehur urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkës.
I nderuar Imzot Rrok Mirdita,
Të nderuar besimtarë katolikë shqiptarë, kudo ku ndodheni!
Më lejoni që me rastin e Festës së ndritshme të Pashkëve, tju uroj nga zemra Gëzuar dhe përshumëvjet!
Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!
Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!
Njëkohësisht me të gjithë besimtarët katolikë, ju urojmë dhe Juve, i nderuar Imzot Rrok Mirdita, shëndet të mirë e jetë të gjatë në misionin Tuaj të shenjtë për të mirën e njerëzimit! theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.
Historia e Pashkës
Festa e Pashkëa bie çdo vit të djelën e parë pas ekuinoksit të pranverës, 21 marsit. Sistem ky që u përcaktua përfundimisht në qv. e VI. Data e Pashkës shënoeht mes 22 Marsit dhe 25 Prillit.
Historiku i Pashkës së Krishterë lidhet me ato hebraike ku fetsohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. ‘Pashkë’ do të thotë ‘kalim’, ndërsa për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar, që lidhet me vdekjen dhe ngjalljen e Jezusit.
No related posts.