Pashkët, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët: Qofshin burim shprese
TIRANE - Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Pashkëve.
“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit.”- thuhet në mesazhin e Imzot Rrok Mirditës.
“Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri.”- deklaroi Imzot Rrok Mirdita.
Sipas tij, “duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njërëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit.”
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pashkët, Presidenti Topi uron besimtarët Pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë nesër ringjalljen e Krishtit At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë